ISP zbulon gafën e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës: Votuan për herë të dytë relatorët e çështjes, Manja s'ishte në dijeni

Publikuar tek: politike, më 17:19 13-07-2020 ISP zbulon gafën e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës: Votuan për herë të dytë relatorët e çështjes, Manja s'ishte në dijeni Fotomontazh

Instituti i Studimeve Politike ka zbuluar një gafë të Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, ISP tregon se relatorët e çështjes për raportin përfundimtar janë votuar dy herë, dhe drejtuesi Ulsi Manja nuk ishte në dijeni.

Komisioni me votim në mbledhjen e sotme datë 13 Korrik 2020 votoi caktimin e dy relatorëve për raportin përfundimtar, konkretisht, znj. Bushka dhe z.Valteri! mirëpo sipas ISP e cila ka publikuar dhe skriptin e procesverbalit, ironia qendron në faktin se në 2019 relatorët e çështjes janë votuar njëherë më 11 korrik 2019, pra 1 vit më parë. Ishin Alket Hyseni dhe Halit Valteri.   

skripti.png

Reagimi i plotë i ISP

Punët serioze kërkojnë sjellje serioze institucionale! Në parlament sot mbylli aktivitetin e tij hetimor Komision për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës. Tani mbetet që më 20 korrik të kalohet raporti final dhe pas ca ditësh edhe në seancë plenare.

Në historikun e parlamentit ky është Komisioni i parë parlamentar për shkarkimin e një Presidenti dhe si i tillë duke qenë objekt i rëndësishëm referimi e studimi në të ardhmen, do të duhej të kishte objekt të qartë, prova të forta, aktivitet profesional, vendimmarrje kushtetuese dhe solemnitet maksimal institucional. I pati këto cilësi? Të gjithë kemi një opinion, me siguri, vetm një pakicë mund të jetë pohuese. Vendimmarrja e shkruar ende nuk ka ardhur, pavarësisht se jo zyrtarisht vendimi dihet dhe është përcaktuar menjëherë pas daljes së opinionit të Komisionit të Venecias. Por një detaj simbolizon edhe cilësinë e punës së këtij Komisioni: në mbledhjen e sotme të Komisionit drejtuesi i tij nuk ishte në dijeni se përpara një viti ai dhe Komisioni ishin caktuar dy relatorët e çeshtjes. Në këto rrethana Komisioni me votim në mbledhjen e sotme datë 13 Korrik 2020 votoi caktimin e dy relatorëve për raportin përfundimtar, konkretisht, znj. Bushka dhe z.Valteri! Ironia është se ky vendim për dy relatorët (Hyseni dhe Valteri) është marrë njëherë në mbledhjen e parë të këtij Komisioni më 11 korrik 2019, pra një vit më parë. Foto ilustruese është procesverbali i korrikut 2019! Përsëritja është nëna e dijes, por jo gjithnjë dhe asnjëherë në aktet zyrtare!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098750591278076
array(1) { ["section"]=> string(112) "isp-zbulon-gafen-e-komisionit-hetimor-per-shkarkimin-e-metes-votuan-per-here-te-dyte-relatoret-e-ceshtjes-213728" }