ISSH: Ja sa do bëhet paga maksimale, duke filluar nga maji

Publikuar tek: ekonomi, më 11:17 31-05-2017 ISSH: Ja sa do bëhet paga maksimale, duke filluar nga maji

Pas vendimit të rritjes së pagës minimale nga 22 mijë në 24 mijë lekë, bizneset janë në pritje se sa do të bëhet paga maksimale.

Burime zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) pohuan për Monitor se bazuar në nenin 10 te ligjit nr 7703, date 11,5,1993 “ Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi dhe paga maksimale indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi.

Teksa paga minimale është rritur me rreth 9.1% (nga 22 mijë në 24 mijë lekë), kjo nënkupton që edhe paga maksimale do të rritet me rreth 9.1%, duke shkuar në 105,850 lekë, nga 97,030 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 8,820 lekë.

Burime zyrtare të ISSH, thanë se ISSH përgatiti fillimisht një udhëzim, që ia çuan tatimeve.

Më pas, ISSH ka hartuar një VKM, e cila pritet të miratohet në mbledhjen e radhës (me shumë mundësi gjatë ditës së nesërme) nga qeveria. Kontributet e majit pritet të paguhen me pagën e re maksimale, që do jetë rreth 105,850 lekë.

Burime nga tatimet kanë pohuar më herët për Monitor se  reflektimi i ndryshimeve të pagës maksimale bëhet me listëpagesën e majit,  e cila deklarohet në muajin Qershor. Së shpejti tatimet pohojnë se do te nxjerrin një njoftim në web sapo të jenë reflektuar ndryshimet në sistemin e-filing.

Paga minimale

Me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave duke filluar nga muaji maj paga minimale në shkallë vendi është bërë 24 000 leke në muaj nga 22 000 leke që ishte, me një rritje prej rreth 9,1 %.

Bazuar në nenin 10 te ligjit nr 7703, date 11,5,1993 “ Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të sipërshënuar, kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi dhe pagës maksimale indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi.

Sa sipër; paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore, nga data e hyrjes ne fuqi te vendimit e në vazhdim, do të jetë, si më poshtë vijon:

a) jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 24 000 (njëzet e katër mijë) lekë dhe deri në 105 850 (njëqind e pesë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë, për personat e punësuar;

b) jo më pak se sa paga minimale, e barabartë me 24 000 (njëzet e katër mijë) lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në 105 850 (njëqind e pesë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë, për personat e vetëpunësuar;

c) e barabartë me pagën minimale mujore prej 24 000 (njëzet e katër mijë) lekësh, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuar punon e bashkëjeton ligjërisht;

Paga minimale ne shkalle vendi prej 24 000 leke e lart shërben edhe për llogaritjen dhe pagimin e kontributit shëndetësor.

Tatimet kanë sjellë përmbajtjen e nenit 10 te ligjit nr. 7703, date 11,5,1993 “ Për Sigurimet Shoqërore ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,

Neni 10

Masa e kontributeve

Kontributi që paguhet për sigurimet shoqërore në fondet e sigurimeve për sëmundje, barrëlindje dhe pensione do të jetë:

a) për punëdhënësit 13,8 për qind e shumës bruto të listëpagesave;

b) për personin e punësuar 9,5 për qind e pagesës së tij totale (bruto);

Kontributi llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi dhe pagës maksimale për efekt kontributi në datën 31.12.2014. Pas datës 01.01.2015 paga maksimale për efekt kontributi indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi. Kontributi minimal për personin e punësuar, punëdhënësin dhe të vetëpunësuarin është i barabartë dhe llogaritet mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi.

Personat e vetëpunësuar në bujqësi paguajnë kontribut për pension dhe barrëlindje të llogaritur mbi pagën minimale në shkallë vendi. Pagesa e kontributit bëhet çdo tremujor.

/Monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023668050765991
array(1) { ["section"]=> string(62) "issh-ja-sa-do-behet-paga-maksimale-duke-filluar-nga-maji-80642" }