Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka shtyrë afatin e kompensimit të energjisë për familjet që përfitojnë rimbursim.
Lajmin e ka bërë publik zv. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Ali Emini, i cili deklaron se kompensimet e energjisë do të llogariten nga data 1 shkurt 2015 dhe se afati i fundit do të jetë 25 qershori i këtij viti. Emini shprehet se shtyrja e aplikimeve të kompensimit të energjisë është bërë me porosi të ministrit Erion Veliaj.