Isuf Kalo kundër Ministrisë: Testimi i mjekëve, rrufe në qiell të pastër

Publikuar tek: aktualitet, më 16:03 24-01-2015 Isuf Kalo kundër Ministrisë: Testimi i mjekëve, rrufe në qiell të pastër

Mjeku i njohur i diabetit, Isuf Kalo e ka cilësuar si një rrufe në qiell të pastër, vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të tesuar doktorët. Sipas tij, kjo u krijon zhgënjim, trishtim dhe pasiguri bluzave të bardha.

“Kërkesa e beftë e Ministrisë për të testuar dijet e mjekëve tanë ishte një “test najë që po praktikohet për herë të parë. Testimi i imponuar nën diktatin e autoritarizmit ministror është një shprehje dominuese për të nënshtruar mjekët. Dhe më duhet ta shpreh mendimin tim mosmiratues, madje habinë time” u shpreh për Panorama, mjeku Isuf Kalo.

“Edhe si mekanizëm vlerësimi, testi është i cunguar dhe kancelaresk. Synohet të matet dija, por do maten fjalët dhe jo veprat. Kështu kirurgu që ka shpëtuar jetë, do të mbetet në klasë nëse nuk do të dijë të përgjigjet ndaj nëj pyetje të improvizuar të nëpunësit të MSH” tha mjeku Isuf Kalo. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Detaje të reja mbi dosjen “Kokaina”, Hyseni me 5 laboratorë të tjerë
Rama: Do zhdëmtojmë të përmbyturit në Vlorë e Fier, na lanë 37.4 mln dollarë borxhe »
Article Logic
Execution time: 0.013347148895264
array(1) { ["section"]=> string(75) "isuf-kalo-kunder-ministrise-testimi-i-mjekeve-rrufe-ne-qiell-te-paster-1375" }