Itali, 29 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me dy plumba

Publikuar tek: bota, më 20:07 14-02-2016 Itali, 29 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me dy plumba

Një 29-vjeç shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytezën e Astit, në veriperëndim të Italisë. Mediat fqinje shkruajnë se ishin disa shqiptarë të tjerë që qëlluan ndaj 29-vjeçarit, i cili gjendej në Itali prej pak ditësh. Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.

Atentati ndodhi në qendër të qytezës, pranë një picerie. Autorët kanë mundur të largohen nga vendngjarja, duke humbur gjurmët. Shqiptari i plagosur është transportuar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike mjaft delikate, transmeton “Droni”.

Mësohet se ai ka marrë dy plumba në trup. Nga hetimet paraprake bëhet me dije se pista kryesore e hetuesve italianë është ajo e larjes së hesapeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026364088058472
array(1) { ["section"]=> string(59) "itali-29-vjecari-shqiptar-plagoset-rende-me-dy-plumba-32564" }