Operacioni i koduar “Milot” ka vënë në pranga në Terni të Italisë 11 shqiptarë pjestarë të një bande kriminale.
Shqiptarët, midis tyre edhe një femër akuzohen për vjedhje drogë dhe prostitucion. Pesë anëtarë të kësaj bande u arrestuan në datën 30 duke e çuar numrin e tyre në 16.
Banda kriminale ishte e specializuar në vjedhje por ajo vepronte edhe në fusha të tjera. Hetimet për të nisën në aeroportin e Fiumicinos, ku u ndalua një shqiptar i cili mbante një kartë identiteti italiane të falsifikuar.