Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane gjatë një operacioni në qytetin e Veronas ku janë sekuestruar edhe 23 kg drogë sintetike e llojit ketaminë.
Sipas policisë italiane, dy shqiptarët Arjan Deliallisi dhe Blerim Domi, përkatësisht 41 dhe 39 vjeç, kanë shkuar në shtëpinë e tyre me dy automjete “Mercedes C200” dhe një ” BMW Seria 1”, me qëllim për të mbushur shishet me drogën e fortë të cilën e tresnin në formën e lëngut transparent. Në këtë moment mësohet se ka ndërhyrë policia italiane duke i arrestuar.