Policia italiane e Rexhio Emilias ka arrestuar dy vëllezërit shqiptar Klemend e Daut Dautaj me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit “Parqe të sigurta” i shtrirë pothuajse në tërë Italinë.
Hetimet e policisë identifikuan dy vëllezërit shqiptarë si furnizues të nivelit të mesëm në territorin e Rexhio Emilias.
Çdo pasdite në parqet e qytetit ata furnizonin me kokainë e lëndë të tjera narkotike trafikantë të zonës, kryesisht me origjinë marokene.
Klemend e Daut Dautaj ishin rezidentë në qytetin e Parmës, por jetonin në Rexhio Emilia në një apartament ku mungonte dhe energjia elektrike, transmeton “Droni”.
Në momentin e arrestimit iu gjetën disa gramë kokainë, ndërsa në banesë e tyre policia italiane sekuestroi instrumente për përgatitjen e konfeksionimin e lëndëve narkotike.