Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në qytetin e Padovas.
Ruzhdi. E., 56-vjeç është kapur me 30 kilogram heroinë gjatë një aksioni të policisë italiane. Droga e sekuestruar ishte e fshehur në dy çanta.
Gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar edhe disa maska dhe një makineri për përpunimin e drogës. Mendohet se vlera e drogës së sekuestruar nëse do të hidhej në treg do të arrinte në 2 milonë euro.