Itali/ Babai shqiptar i merr çelësin të birit: “Po iki të vras nënën tënde”

Publikuar tek: aktualitet, më 17:01 17-03-2015 Itali/ Babai shqiptar i merr çelësin të birit: “Po iki të vras nënën tënde” Foto ilustruese

Vrasja e një gruaje shqiptare nga bashkëshorti i saj është parandaluar nga Karabinierët në Milano të Italisë.

Një shtetas shqiptar me iniciale R.M., i moshës 41 vjeçare pasi i ka marrë çëlësin e shtëpisë djalit të tij 15 vjeçar, i ka thënë këtij të fundit se: “tani do iki në shtëpi për të vrarë nënën tënde.” Ka qenë 15 vjeçari, i cili me të dëgjuar fjalët e babait, ka njoftuar në celular nënën e tij për ta paralajmëruar për ngjarjen dhe duke i kërkuar të mos shkonte në shtëpi, pasi i rrezikohej jeta nga 41 vjeçari.

Gruaja shqiptare ka lajmëruar menjëherë për ngjarjen policinë italiane, të cilët kanë arrestuar brenda në banesë 41 vjeçarin .

Çifti prej kohësh kishte probleme midis tyre, aq sa shtetasi shqiptar R.M., ishte arrestuar në vitin 2013 në Itali pasi keqtrajtonte gruan e tij. Ai ishte dëbuar nga Italia vitin e kaluar, por mesa duket ishte rikthyer për tu hakmarrë ndaj bashkëshortes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 15-vjeçari ngiste "Zetorin", humb kontrollin, le të vdekur 13-vjeçarin
Arrestohen 5 persona, iu gjetën 5 kg tritol »
Article Logic
Execution time: 0.011563062667847
array(1) { ["section"]=> string(76) "itali-babai-shqiptar-i-merr-celesin-te-birit-po-iki-te-vras-nenen-tende-6176" }