Itali, bosët mafiozë Corleone, planifikonin vrasjen e ministrit të brendshëm Alfano, arrestohen

Publikuar tek: bota, më 15:15 20-11-2015 Itali, bosët mafiozë Corleone, planifikonin vrasjen e ministrit të brendshëm Alfano, arrestohen Ministri i Brendshem italian Alfano

Bosët mafiozë afër bosit Toto Rina kishin programuar vrasjen e ministrit të brendshëm Angelino Alfano “fajtor” se kishte rritur regjimin e burgut për anëtarët e klanit që ishin Brenda, raporton La Stampa. 

Lajmi bëhet i ditur pas operacionit antimafia të karabinierëve të Palermos, që herët mëngjesin e sotëm solli arrestin e 6 personave, që mbahen si bosët e rinj të Corleone. Hetuesit kanë kapur gjatë investigimit një përgjim të qartë në të cilin të hetuarit ankoheshin për 41 anëtarët e bandës që janë brenda në burg dhe rritjen e masave të sigurisë, ndaj projektonin të vrisnin Alfanon, njëlloj siç ndodhi në 1963 në Dallas me presidentin e SHBA Kenedy, i vrarë nga një person.

“Nëse kemi marrëveshje i japim një goditje në kokë. Janë rritur falë nesh. Angelino Alfano është një derr. Kush e solli aty ku është me votat e miqve. Dhe përfundoi me Berluskonin dhe tani janë harruar të gjithë”. Kështu dy mafiozë komentonin idenë për të eleminuar ministrin e brendshëm, raporton La Stampa. “Nga burgu thuhen gjëra të tmerrshme për të” komentojnë mafiozët Masaracchia dhe Pillitteri, duke iu referuar ankesave të bosëve që janë në burg kundër ministrit. “Eshtë një qen për të gjithë të burgosurit Anfelino Alfano” shtojnë. Më pas edhe referimi me Kennedy, presidentin e SHBA që u vra në 1963. “Pse Kenedin kush e vrau? Ne të tjerët në Amerikë. Dhe bëri të njëjtat gjera që sapo u ngjit, më pas harroi”. Në bashkëbisedim dy mafiozët pranojnë faktet që Kenedi mund të jetë eleminuar nga mafia sepse i zgjedhur me votat e bosëve, nuk i ishte përmbajtur pakteve.

Bosët e Corleones tentonin të fuqizonin kontrollin e territorit dhe ekonomisë. Kishin armë dhe projektonin edhe vrasje. Veç Alfanos, kishte një projekt për të vrarë një sipërmarrës por nuk ishin të së njëjtës mendje. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072178840637207
array(1) { ["section"]=> string(98) "itali-boset-mafioze-corleone-planifikonin-vrasjen-e-ministrit-te-brendshem-alfano-arrestohen-25897" }