Itali, Gentian Alia, pronari shqiptar i picerisë dënohet 3.6 vite burg për trafik droge

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 18-03-2015 Itali, Gentian Alia, pronari shqiptar i picerisë dënohet 3.6 vite burg për trafik droge Gentian Alia, foto e nxjerre nga policia italiane

Tre vite dhe gjashtë muaj burg. Ky është dënimi i dhënë për Gentian Aliajn, shqiptarin 32 vjeçar që gushtin e shkuar përfundoi në pranga si pasojë e një operacioni antigrogë të policëve të skuadrës së Savonës, raportojnë mediat italiane. 

Gentian Alia ishte pronar i picerisë “Sapori d’Italia” në rrugën Romagnoli, por që kishte një rrjet të gjerë për tregun e shpërndarjes së marijuanës në qytet. Policët i kapën një kile e gjysëm hashash në një garazh në sheshin Bernini, por edhe kishin kapur sasi të tjera nga korriku në gusht.

Sipas hetimeve Alia e porosiste drogën në Genova dhe më pas dërgonte dikë që ta merrte. Policët arritën që të identifikonin edhe një shqiptar tjetër Avdi Meli, që u arrestua para Gentianit, i cili kishte bashkëpunim me picajolin shqiptar. Droga pasi porositej ndahej në garazhin Bernini në Savona.

Kur u arrestua Avdi Meli, sipas përgjimeve të policisë rezultoi se Gentiani ishte i shqetësuar, dhe e mendonte se policia mund të mbërrinte te vetë ai, ndaj kishte prenotuar edhe një biletë avioni për tu kthyer në Shqipëri. Por policët e kapën përpara se të nisej. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka: Meta, defakto nuk është kryetar i Parlamentit, populli s'e do
Transferuan me kompjuter 139 mijë euro në llogaritë e tyre, arrest me burg për të rinjtë shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.013256072998047
array(1) { ["section"]=> string(90) "itali-gentian-alia-pronari-shqiptar-i-picerise-denohet-3-6-vite-burg-per-trafik-droge-6246" }