Policia italiane ka arrestuar 9 persona pjesë e një bande të trafikut të drogës, midis tyre disa emigrantë nga Shqipëria dhe Maqedonia. Njëri prej të arrestuarve është Martin Merolli, futbollist i Urbania Calcio.
Grupi trafikonte kokainë dhe marijuanë. Operacioni i zhvilluar në Savona, Tortoreto, Taranto e Fasano ka çuar në pranga Bruno Xhahysën, 26 vjeç, Erandi Canon 26 vjeç, Murat Spanjeshin 24 vjec dhe Xhevair Domin. Pjesë e grupit të trafikut është edhe Ali Izeiri, 25 vjeç nga Maqedonia, italiani 27 vjeçar Giuseppe Baratto dhe ukrainasi 21 vjeçar Mykhailo Bazyuk.