Një shqiptar dhe një rumun, përkatësisht 30 dhe 31 vjeç kanë rënë në prangat e karabinierëve italian në Milano.
Në automjetin me të cilin udhëtonin janë zbuluar 32 kg kokainë, 2.8 hashash dhe marijuanë, si dhe 31.5 mijë euro cash.
Mësohet se droga që po tentonin ta trafikonin në vlerë tregu kapte vlerën e 3 milion eurove.
Makina e tyre me targa gjermane është ndaluar nga policia për një kontroll në autostradë. Në pjesën e poshtme të makinës, autorët kishin fshehur drogën. Kokaina ishte e ndarë në 26 pako.