Itali, sekuestrohen 20 kg kokainë e heroinë, në pranga shoferi shqiptar, si u gjet droga e fshehur në kamionin e tij

Publikuar tek: aktualitet, më 14:21 10-04-2020 Itali, sekuestrohen 20 kg kokainë e heroinë, në pranga shoferi shqiptar, si u gjet droga e fshehur në kamionin e tij Ilustruese

Në Itali janë sekuestruar 20 kg kokainë e heroinë si pasojë ka rënë në pranga një shqiptar.

Bëhet me dije se droga është gjetur në kamionin e shoferit shqiptar.

Në kamion u gjetën 8 pako me 8.8 kg heroinë dhe 11 pako me kokainë të fshehura në pjesën e marrshit të kamionit.

Droga u zbulua nga qentë e pikës së postbllokut të ngritur për Covid-19.

Para policëve shoferi deklaroi se kishte ardhur nga Durrësi dhe po udhëtonte drejt Piacenza-s dhe Bergamos, për të transportuar veshje. Sapo kamioni ndaloi, qentë e pikës së postbllokut nuhatën drogën dhe pas kontrollit të imtësishëm të mjetit u gjet lënda narkotike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094368457794189
array(1) { ["section"]=> string(120) "itali-sekuestrohen-20-kg-kokaine-e-heroine-ne-pranga-shoferi-shqiptar-si-u-gjet-droga-e-fshehur-ne-kamionin-e-tij-202111" }