Forcat e policisë italiane kanë shkatërruar dhe arrestuar anëtarët e një bande shqiptarësh që kryenin vjedhje në provincën Granda, në operacionin e koduar “Facia D’Angelo” (Fytyra e Engjellit). Janë arrestuar 7 shqiptarë sipas medias italiane, ndërmjet 19 dhe 30 vjeç që janë bërë objekt i vjedhjeve në muajt e fundit të 2014 dhe fillim të 2015.
Gjithçka nisi 28 nëntorin e vitit të kaluar, kur vajza e një gruaje ka denoncuar te karabinierët e Fossanos një vjedhje prej qindra eurosh pikërisht në vilën e nënës së saj, nga ana e dy banditëve. Hetimet vazhduan me përgjime telefonike, dhe u vunë re shumë gabime të bandës kriminele, të cilët ishin përfshirë në vjedhje në Cervere, Cherasco, dhe Magliano Alfieri. Falë edhe bashkëpunimit të qytetarëve, karabinierët arritën të bien në gjurmët e bandës.
Samel Brançaj, 19 vjeç u njoh menjëherë si figurë referimi e bandës. Anëtarët e tjerë, ishin edhe të punësuar rregillisht dhe nuk kishin precedent të mëparshëm penalë.
Sipas policisë italiane, arrestimet ndodhën mbrëmjen e 16 marsit, ku u angazhuan 70 forca policie të Fossano, Alba, Bra dhe Repartit operativ. Të arrestuarit janë
Kujtim Shyti, 30 vjeç kamarier
Samel Brankaj, 19 vjeç, ndihmës shef
Gideon Bardhacaku, 19 vjeç, student
Shaban Myziri, 21 vjeç, punëtor
Renato Lekaj, 19 vjeç, piktor
Albert Gjergji, 21 vjeç, i papunë (ishte në banesën e të arrestuarve)
Në fakt, sipas njoftimit të policisë, Albert Gjergji është arrestuar për rezistencë të forcave të rëndit gjatë operacionit të ndërmarrë prej tyre.