Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare e shpërndarësve të drogës: Dy italianë dhe 7 shqiptarë në pranga, njëri prej tyre “gjysh”

Publikuar tek: aktualitet, më 12:29 16-10-2019 Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare e shpërndarësve të drogës: Dy italianë dhe 7 shqiptarë në pranga, njëri prej tyre “gjysh” Godina e prokurorisë së Piacenzas

Shkatërrohet nga karabinierët në itali një bandë spaciatorësh italo-shqiptare. Tetë vetë janë vendosur në pranga, ndërkohë një gjysh në moshë madhore duhet vetëm të paraqitet në polici, raportojnë mediat italiane.

Në orët e para të mëngjesit me kërkesë të prokurorisë së Piacenzës, 30 karabinerë kanë kryer arrestimet për mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në vazhdim.

Dy nga të arrestuarit janë italianë dhe janë në arrest shtëpie ndërkohë që 7 shqiptarë janë futur në burg. Hetimet kanë nisur në qershor 2018 dhe ishin gati në mbyllje në shkurt 2019.

Gjithcka ka nisur nga kontrollet për shtetasit shqiptar të njohur për policinë italiane për precedent të mëparshëm. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 500 gramë kokainë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075669288635254
array(1) { ["section"]=> string(133) "itali-shkaterrohet-banda-italo-shqiptare-e-shperndaresve-te-droges-dy-italiane-dhe-7-shqiptare-ne-pranga-njeri-prej-tyre-gjysh-182300" }