Një punëtor shqiptar 28 vjeçar në Itali, e ka parë veten mes fatit, kur ka blerë një biletë “Gërvish dhe fito” me 5 euro, dhe ka fituar plot 2 milionë euro.
Shqiptari, ishte emigrant me dokumente të rregullta në qytetin e Alatrit të Provincës së Frozinones, dhe ishte i apasionuar pas lotarive. Çmimi që fitoi i përket kategorisë: Turist për gjithë jetën. Sepse paratë, nuk i merr të gjitha njëherësh.
Ai fillimisht do të marrë në dorë 200 mijë euro. Më pas, për 20 vite rresht, çdo muaj do të marrë një pagesë prej 6000 eurosh dhe pas 20 vitesh merr pagesën e fundit prej 100 mijë eurosh.
Ndërkohë që pronarët e Kafenesë Monica ku është shitur bileta e tyre gjithashtu janë shprehur shumë të kënaqur, sepse për ta është bërë shumë reklamë në media dhe në TV pasi shqiptari 28 vjeçar fitoi lotarinë 2 milionë euro.