Pas arrestimit të 17 shqiptarëve për drogë dhe 8 të tjerëve për prostitucion një tjetër operacion i policisë italiane ‘’Terri’’, ka vënë në pranga edhe 6 shqiptarë të tjerë.
Në Como policia prangosi 5 meshkuj dhe 1 femër, Shpresa Rika. Lisandër Livadhi, Julian Lushaj, Renato Korra, Amarildo Beqiri dhe Shpëtim Llozi janë të arrestuarit që akuzohen për rrjetin e drogës të ngritur në Como.
Banda ka importuar nga Shqipëria në Itali qindra kilogramë marijuanë dhe disa kile kokainë. Por anëtarët e bandës kanë rënë në pranga edhe vitin e kaluar ku iu kapën 167 Kilogramë marijuanë, 800 gramë kokainë dhe 50 mijë euro. Nuk dihet se si shqiptarët I kanë shpëtuar policisë.