Itali, të burgosurit shqiptarë, italianë, marokenë, sherr mes tyre, plagosin policin

Publikuar tek: aktualitet, më 09:02 30-04-2015 Itali, të burgosurit shqiptarë, italianë, marokenë, sherr mes tyre, plagosin policin Korridoret e brendshme te burgut

Një polic i burgjeve është plagosur gjatë një sherri mes të burgosurve në burgun e Sanquiriro di Monza, raporton Corriere, ndërkohë që evidenton faktin se të burgosurit që kanë nisur sherrin kanë qenë shqiptarë, marokenë dhe italianë. 

Ishte ora “edukative” në burg dhe vetëm pak minuta para përfundimit të saj, katër të burgosur, fillimisht janë zënë me fjalë, më pas janë shtyrë me njëri tjetrin derisa kanë filluar të qëllohen me shkelma e grushta.

Policët që monitoronin aktivitetin kanë ndërhyrë menjëherë, por njëri prej tyre 30 vjeç, është plagosur me keq dhe është transportuar direkt në spital.

Drejtori i burgut ka dhënë alarmin për gjendjen në burgje dhe për kontrollin ndaj të burgosurve. Përveç policit që është dërguar në spital, edhe katër të tjerëve u është dhënë ndihma mjeksore e menjëhershme. “Fatkeqësisht, situata është kritike, dhe mund të na dalë nga duart” tha drejtori i Burgut. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eni Çobani: Video me Ballën? Duhet një ligj për privatësinë
Hodhi paketën “Slims” me 16 doza heroinë, në pranga 41-vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.0082831382751465
array(1) { ["section"]=> string(85) "itali-te-burgosurit-shqiptare-italiane-marokene-sherr-mes-tyre-plagosin-policin-10028" }