Tre shtetas tunizianë kanë sulmuar me thika 41 vjeçarin shqiptar Armando Kerra dhe shokun e tij italian në Valete të Torinos.
Armando Kerra, 41 vjeç mbeti i plagosur rëndë në kofshën e djathtë. Ai kishte humbur shumë gjak para se ndihma e shpejtë t’i bllokonte hemoragjinë dhe të transportohej në spitalin Maria Vittoria ku ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë për jetën.
Pas kontrollit të policisë italiane, në banesën e shokut të Armando Kerrës, Antonio Forlino, janë gjetur lëndë të ndryshme narkotike dhe substance përzierse.