Itali, zyrtarët e partive shkarkojnë politikanët e lidhur me mafian

Publikuar tek: bota, më 11:42 05-06-2015 Itali, zyrtarët e partive shkarkojnë politikanët e lidhur me mafian Nga konferenca per shtyp

Roma – “PD është partia e antimafias. Një parti që, përsërit Matteo Orfini, mund të prezantohet “me kokën lart” përpara romanëve. Një parti që në Campidoglio dhe në rajonin e Lazios do të nxjerrë dy figurat si Marino dhe Zingaretti… Do të heqim fuqishëm cdo dyshim, do të mbrojmë deri në fund kryebashkiakun dhe presidentin e Rajonit për të shkarkuar përgjegjësitë te e djathta”. 

Të gjithë duan të ruajnë qetësinë. Por pas arrestimeve duket se ka nervozizëm.

Ditën e djeshme drejtoria e antimafies italiane kreu 44 arrestime, mes të cilave, 20 ishin arreste politike, ndërkohë që shumë të tjera me arreste shtëpiake. Prokuroria e Romës zbuloi se lidhjet mafioze kishin mbërritur deri tek politika.

Ndërkohë drejtuesit politikë të PD duken në siklet kur shfaqen përballë gazetarëve dhe udhëheqësit tradhëtohen nga frika që kanë për zhvillimet e hetimeve. Goditja ishte shumë e fortë pas arrestimeve të dy ditëve më parë.

Orfini ndërkohë anuncon pezullimin e menjëhershëm të të gjithë politikanëve që janë përfshirë në këtë aferë mafioze. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034203052520752
array(1) { ["section"]=> string(72) "itali-zyrtaret-e-partive-shkarkojne-politikanet-e-lidhur-me-mafian-12748" }