Italia aprovon ligjin: Jo Call Center jashtë BE-së. Në Shqipëri rrezikohen 10 mijë vende pune

Publikuar tek: ekonomi, më 19:16 25-11-2016 Italia aprovon ligjin: Jo Call Center jashtë BE-së. Në Shqipëri rrezikohen 10 mijë vende pune FOTO ILUSTRUESE

Lajm i keq për Shqipërinë është vendimi i Dhomës së deputetëve në Itali me aprovimin e ligjit që ndalon kompanitë call center të veprojnë në shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian.

Sipas këtij ligji, kompanitë call center u ndalohet të transferohen në shtete jo anëtarë të BE-së, siç është Shqipëria, ose në të kundërt do të paguajnë gjoba të larta.

Gjithashtu, këtyre kompanive do u kërkohet që të njoftojnë klientët se nga cili shtet i telefonojnë, si në rastin kur është pjesë e BE dhe në rast se jo.

Tashmë i mbetet Senatit të vendosë më gjashtë dhjetor nëse ky ligj do të hyjë zyrtarisht në fuqi.

Me miratimin e këtij ligji, ekonomia shqiptare rrezikon shumë, pasi kompanitë italiane të call center e kanë parë vendin tonë kohët e fundit si destinacionin kryesor të tyrin. Pagat dhe taksat e ulta e kanë favorizuar Shqipërinë, e cila me këtë ligj rrezikon të humbasë rreth 10 mijë vende punë.

Call Center-at në Shqipëri janë punëdhënësi i dytë më i madh pas fasonerisë, duke punësuar kryesisht të rinj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040385961532593
array(1) { ["section"]=> string(97) "italia-aprovon-ligjin-jo-call-center-jashte-be-se-ne-shqiperi-rrezikohen-10-mije-vende-pune-60691" }