Italia arrin të bëjë 1 milionë injektime, vendi i parë në BE që shënon rekord vaksinimi antiCovid-19

Publikuar tek: rajon, më 18:33 15-01-2021 Italia arrin të bëjë 1 milionë injektime, vendi i parë në BE që shënon rekord vaksinimi antiCovid-19 Foto arkive

Italia ka arritur shifrën 1 milionë sa i takon vaksinave që u janë bërë qytetarëve, për t’u imunizuar nga koronavirusi.

Fqinjët janë vendi i parë në BE që arrijnë këtë shifër rekord. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Giuseppe Conte përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Një milion italianë bënë vaksinën anti covid19. Një falënderim i përzemërt për qytetarët dhe Shërbimin tonë Shëndetësor Kombëtar për përgjigjen e jashtëzakonshme. Italia është e para në BE për numrin e njerëzve të vaksinuar. Një fakt inkurajues. Le të vazhdojmë kështu, duke e mbajtur gjithnjë vendin e pare", shkruante Conte në mediat sociale.

Screenshot_10.jpg

Sipas këshilltarit të ministrit italian të Shëndetësisë, Ëalter Riçiardi, “nëse i bëjmë gjërat siç duhet, në fund të vitit 2021 mund të kthehemi në normalitet”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet i vdekur pranë liqenit ish-zyrtari i njohur i Kosovës, ka qenë dëshmitar në Tribunalin e Hagës (EMRI-FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.006166934967041
array(1) { ["section"]=> string(106) "italia-arrin-te-beje-1-milione-injektime-vendi-i-pare-ne-be-qe-shenon-rekord-vaksinimi-anticovid-19-235153" }