Italia bëhet gati për luftë në Libi, Renzi: Ndërhyrja miratohet nga Kuvendi

Publikuar tek: bota, më 10:27 06-03-2016 Italia bëhet gati për luftë në Libi, Renzi: Ndërhyrja miratohet nga Kuvendi

Një ndërhyrje e mundshme ushtarake italiane në Libi duhet fillimisht të miratohet nga Parlamenti dhe Roma nuk duhet të nxitohet në terren, paralajmëroi kryeministri italian, Matteo Renzi.

“Çdolloj angazhimi italian kundër degëzimeve të grupit Shteti Islamik (ISIS) në Libi duhet të kalojë nga etapat e nevojshme parlamentare dhe institucionale”, deklaroi shefi i qeverisë në një deklaratë për partinë e tij të qendrës së majtë, Parita Demokrate.

“Ky nuk është momenti që të nxitojmë gjërat, është momenti të veprojmë me arsye dhe qetësi”, paralajmëroi ai duke përsëritur se një ndërhyrje varet shumë nga krijimi i një qeverie libiane që do të ketë legjitimitetin e kërkesës së një ndihme ndërkombëtare për të bllokuar zgjerimin e grupit ekstremist.

Roma pranoi të zhvillojë një forcë të stabilitetit nën mandatin e OKB-së në ish-koloninë e saj, por mungon një arsye e besueshme nga ana e një autoriteti kombëtar libian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033929109573364
array(1) { ["section"]=> string(79) "italia-behet-gati-per-lufte-ne-libi-renzi-nderhyrja-miratohet-nga-kuvendi-34347" }