Italia dëbon dy shqiptarë të dënuar për tentativë vrasje dhe sulm seksual

Publikuar tek: aktualitet, më 17:55 15-03-2019 Italia dëbon dy shqiptarë të dënuar për tentativë vrasje dhe sulm seksual

Në Itali po zbatohet urdhri i ministrit të Brendshëm Matteo Salvini, personat e huaj që kryejnë vepra penale do dënohen dhe dëbohen drejt vendeve të tyre.

Kështu ka nodhur edhe me dy shqiptarë, njëri i dënuar për sulm seksual ndaj disa femrave në rrugë, dhe tjetri i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë si dhe grabitje. Të dy shqiptarët, njëri me inicialet A.E i datëlindjes 1989, dhe tjtetri shtetasi M.D, janë dëbuar drejt Shqipërisë.

Ata janë nisur me një avion drejt aeroportit të Rinasit. Salvini ka deklaruar se Italia nuk do të mbajë në burgje kriminelë të huaj, të cilët të ushqehen me taksat e qytetarëve italianë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079021453857422
array(1) { ["section"]=> string(80) "italia-debon-dy-shqiptare-te-denuar-per-tentative-vrasje-dhe-sulm-seksual-156559" }