Italia dhe Spanja “shkrumb e hi” nga zjarret

Publikuar tek: bota, më 20:39 07-08-2017 Italia dhe Spanja “shkrumb e hi” nga zjarret

Si pasojë e temepereaturave eksterme që kanë mbërthyer Europën  këto ditë, Italia është vendi europian me numrin me të madh të vatrave të zjarrit përgjatë verës 2017.

Sipas analizës së Qëndrës së Koordinimit të Emergjencave të Komisionit Europian deri më 27 korrik të 2017 në Itali janë regjistruar 371 vatra zjarri e 72.039 hektarë tokë e djegur.

Pas Italisë vjen Portugalia me 115.323 hektarë tokë të djegur. Në Spanjë janë regjistruar 43 vatra zjarri e 19.666 hektarë tokë e djegur ndërsa në Francë 22 vatra zjarri e 9.585 hektarë tokë e djegur.

Sipërfaqja e territorit të djegur nga zjarri në Itali përgjatë 2017 është 4 herë më e madhe se ajo e regjistruar gjatë viteve të fundit, shkruan oranews.

Vetëm në muajin korrik janë verifikuar  300 vatra zjarri e në javën e dytë të këtij muaji prej 9-15 korrik janë djegur rreth 34 mijë hektarë tokë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010973930358887
array(1) { ["section"]=> string(48) "italia-dhe-spanja-shkrumb-e-hi-nga-zjarret-88497" }