Italia e kërkon për terrorizëm, Bardhyl HOXHA shkon në polici: Lëviz lirshëm në Francë, do të nis procedurat nga e hëna

Publikuar tek: aktualitet, më 07:47 03-11-2019 Italia e kërkon për terrorizëm, Bardhyl HOXHA shkon në polici: Lëviz lirshëm në Francë, do të nis procedurat nga e hëna Bardhyl Hoxha

Njëri prej të kërkuarëve për terrorizëm në Itali Bardhyl Hoxha u shpreh sërish ditën e djeshme në lidhje me lajmet e përhapura se ai, së bashku me Bujar Hysën, akuzohen se do të planifikojnë sulme terroriste.

Për ‘’Ora News’’, ai u shpreh se u paraqit në zyrën e policisë së Nancy-t, ku pas verifikimeve, rezulton të mos ketë asnjë problem me ligjin në Francë.

‘’Kam 20 minuta që kam dalë nga zyra e policisë. U dorëzova, u thashë jam në kërkim nga autoritetet shqiptare, që nuk janë të vërteta. Morën dokumentat, më verifikuan dhe thanë se nuk ke asnjë problem. Mua më thanë që je i kërkuar në Shqipëri dhe Itali, tani nuk e di. Unë lëviz lirshëm këtu, nuk kam asnjë problem. Unë kam 18 vite në Francë, punoj në Marsejë fruta-perime. Kam ca kohë që e kam ndërprerë, jam në kërkim të punës.Unë kam 5 fëmijë, 3 i kam në futboll. Nuk merrem me terrorizëm, as më ka shkuar mendja dhe as më shkon mendja. Nuk i hyj kësaj rruge.Nuk di çfarë të shpjegoj’’, bëri me dije Hoxha.

Ai theksoi se është i gatshëm të ballafaqohet në çdo moment me ligjin.

‘’Jam informuar nga mediat sot pasdite që jam i kërkuar për terrorizëm. Jam i drejtë dhe i paraqitem çdo policie, jam gati të përgjigjem.Këto akuza janë falso. Familja ime është stresuar shumë. Fëmijët, nëna, gruaja, vëllai dhe motra janë prekur shumë. Avokati do të fillojë procedurat nga e hëna’’, shprehet Hysa.

Për sa i përket lidhjes së emrit të tij me pretendimet e palës italiane se ai dhe Bujar Hysa po planifikojnë akte terroriste, Hoxha shton se dokumentat që ka përdorur gjatë kohës së qëndrimit në Itali mund të jenë përdorur nga dikush.

‘’Këto i ka bërë një njeri që ka paguar për të nxjerrë këto lloj aktesh. Jam i kënaqur këtu në Francë, jetoj i lirë. Unë kam qenë dhe në Itali me letra, i lashë ato se i fitova në Francë. Ndoshta i ka përdorur njeri tjetër. Le ta gjejë policia’’, përfundoi Bardhyl Hoxha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074288845062256
array(1) { ["section"]=> string(123) "italia-e-kerkon-per-terrorizem-bardhyl-hoxha-shkon-ne-polici-leviz-lirshem-ne-france-do-te-nis-procedurat-nga-e-hena-184512" }