Italia është në një situatë paniku pasi 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në 51 në Lombardi dhe Veneto.
Viktima e parë ishte Adriano Trevisan 78 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Schiavonia të Padovës.
Viktima e dytë ishte një grua, Giovanna Carminati, 76-vjeç që banon në Casalpusterlengo, në zonën e Lodi.
Është njoftuar se personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit, do merren dhe do të mbahen në karantinë. Sakaq në Itali janë mbyllur disa komuna shkolla dhe kopshte.
Kujtojmë se deri më tani në Itali numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 51. Ndërsa në të gjithë botën ka arritur në 2236 numri i personave që kanë humbur jetën dhe 75 mijë janë të infektuar.