Gjithë Italia po i bën homazh infermierit 75 vjeçar Alfonso Durante që ditën e djeshme humbi jetën nga covid.
Alfonso, kishte kohë që kishte dalë në pension, por kur e pa se pandemia po zgjerohej dhe strukturat spitalore kishin nevojë për personel, u rikthye në punë, veshi bluzën e bardhë, dhe filloi të shërbente në front, raporton newsbomb.al.
U rikthye nga sensi i detyrës, por pikërisht në punë u infektua, fillimisht u shtrua në spital dhe më vonë u intubua. Vetëm ditën e djeshme, spitali nxorri njoftimin për ndarjen e tij nga jeta.
Ndërkohë në rrjetet sociale, mjekët dhe infermierët nuk ngurrojnë ti dërgojnë ngushëllimet familjes, por japin mesazhin edhe për të tjerët.
“Nëse je një mjek apo infermier në pension? Je një subject në rrisk. Qëndro në shtëpi! Ne të rinjtë do të punojmë për ju” shkruhet në postimet në facebook, raporton newsbomb.al