Italia i ndryshon objektivat ‘Procesit të Berlinit’, zbardhet agjenda e samitit të 12 korrikut

Publikuar tek: aktualitet, më 14:17 18-01-2017 Italia i ndryshon objektivat ‘Procesit të Berlinit’, zbardhet agjenda e samitit të 12 korrikut

Italia është shteti i radhës që do të organizojë samitin për Ballkanin Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’.

Ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano ka njoftuar se samiti do të organizohet më 12 korrik në Trieste, si dhe ka bërë të ditura temat qëndrore të këtij viti.

Ndryshe nga samitet e organizuara në Berlin, Vjenë dhe Paris, ky i Triestes nuk do të ketë në qendër të diskutimeve ekonominë dhe investimet në infrastrukturë, por do të fokusohet kryesisht në sundimin e ligjit.

Lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i kompanive të vogla dhe të mesme janë dy temat e tjera ku do të përqëndrohen bisedimet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve italianë, gjermanë dhe të BE-së.

Zyrtarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina do të marrin pjesë në samit, si dhe Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmetet në Itali, Ambasada e Shqipërisë ngre kabinetin e emergjencave dhe vë në dispozicion një numër
Shkencëtarët paralajmërojnë rrezikun, ja çfarë shkaktojnë tatuazhet me ngjyra »
Article Logic
Execution time: 0.010123014450073
array(1) { ["section"]=> string(97) "italia-i-ndryshon-objektivat-procesit-te-berlinit-zbardhet-agjenda-e-samitit-te-12-korrikut-65903" }