Italia kundër Salvinit, protestuesit përplasen me policinë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:47 19-05-2019 Italia kundër Salvinit, protestuesit përplasen me policinë

Mijëra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme dhe po protestojnë kundër Ministrit të Brendshëm italian Mateo Salvinnit.

Protestuesit janë duke marshuar drejt sheshit 'La Repubblica’ në Firenze. Protestat filluan pranë vendit ku Salvini po zhvillonte një takim. Raportohet se protestuesit janë përplasur dhunshëm me policinë.

Më shumë se një mijë njerëz dolën në rrugë dhe mes tyre, afro njëqind protestues janë përpjekur të thyejnë kordonin për të arritur në sheshin ‘Strozzi’ aty pranë.

Në mesin e flamujve të pjesëmarrësve në këtë protestë ishin edhe ato të partisë ‘Pushteti i Popullit’. Një ndër sloganet e protestës ishte 'Salvini largohu nga Firence'.

Mendohet se protestat kanë filluar për shkak të pakënaqësive ndaj politikave të Salvinnit, që njihen si politika drejt ekstremit të djathtë. Ai u kritikua edhe për qasjen që mbante ndaj emigrantëve sirianë të ardhur nga Mesdheu. Sipas tij, Italia nuk duhet të pranojë asnjë emigrant.

Screenshot_12.png

Screenshot_13.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.054135084152222
array(1) { ["section"]=> string(64) "italia-kunder-salvinit-protestuesit-perplasen-me-policine-164913" }