Italia më në fund ka presidentin e ri të Republikës: Quhet Sergio Mattarella

Publikuar tek: bota, më 14:06 31-01-2015 Italia më në fund ka presidentin e ri të Republikës: Quhet Sergio Mattarella

Sergio Mattarella është presidenti i 12 I Republikës së Italisë, një finish që është arritur mes vështirësive dhe që u duartrokit gjatë në sallën e Parlamentit në vendin e Apenineve.

Zyrtarizimi i tij u bë ende pa përfunduar votimi, pasi u kalua kuorumi i 505 votave të nevojshme për zgjedhjen.  Deputetët “e mëdhenj” italianë rifilluan votimin në turin e katërt të zgjedhjeve presidenciale, që e nxorri fitues gjykatësin e rezervuar Sergio Mattarella, i zgjedhur nga kryeministri Matteo Renzi.

Votimi filloi në orën 08:30 GMT, duke patur parasysh kohën e nevojshme për ardhjen e një mijë senatorëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të rajoneve në katër kabina votimi të vendosura në Dhomën e Deputetëve, më tej numërimin e fletëve të votimit.

Gjatë tre tureve të para të zhvilluara të enjten dhe të premten, nevojitej një shumicë prej dy të tretash dhe grupimet kryesore politike kishin bërë thirrje për t’i dorëzuar fletët e votimit të pavlefshme, një urdhër që ndiqet nga më tepër se 500 zgjedhës të mëdhenj në çdo tur.

Tashmë, një shumicë e thjeshtë prej 505 votash mjaftoi për t’u zgjedhur Mattarella President. Kreu i qeverisë, Matteo Renzi u bëri para procesit, thirrje zgjedhësve të tij të Partisë Demokrate (PD) dhe të tjerëve të  votonin për Mattarelën, për të arritur mbështetjen më të madhe të mundshme në interes të Italisë. Dhe kjo u arrit…

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012278079986572
array(1) { ["section"]=> string(80) "italia-me-ne-fund-ka-presidentin-e-ri-te-republikes-quhet-sergio-mattarella-2007" }