Italia merr masa të reja, testimi për Covid-19 i detyrueshëm për turistët që vinë nga këto shtete

Publikuar tek: rajon, më 22:01 13-08-2020 Italia merr masa të reja, testimi për Covid-19 i detyrueshëm për turistët që vinë nga këto shtete

Italia ka bërë me dije se testi për Covid-19, për disa shtete do të bëhet i detyrueshëm.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se për qytetarët që vinë nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja dhe dëshirojnë të futen në Itali duhet të kenë kryer tamponin.

“Sapo firmosa një urdhër të ri që përfshin testimin e detyrueshëm për koronavirus, për ata që vijnë nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja.

Ne duhet të vazhdojmë në linjën e kujdesit për të mbrojtur rezultatet e arritura muajt e fundit me sakrificën e të gjithëve.,” shkruan Speranza në postimin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010133981704712
array(1) { ["section"]=> string(103) "italia-merr-masa-te-reja-testimi-per-covid-19-i-detyrueshem-per-turistet-qe-vine-nga-keto-shtete-217059" }