'Italia na ndihmoi me të plagosurit e Gërdecit', Nard Ndoka kujton kohën kur ishte ministër, por 'harron' tërmetin

Publikuar tek: politike, më 20:30 28-03-2020 'Italia na ndihmoi me të plagosurit e Gërdecit', Nard Ndoka kujton kohën kur ishte ministër, por 'harron' tërmetin

Ish-deputeti Nard Ndoka ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për mjekët e infermierët që mbërritën sot në Itali, për t'i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, në këtë luftë të ashpër kundrejt covid-19.

Me anë të një postimi në facebook, Ndoka sjell në kujtesë ndihmesën e shtetit italian në 2011, kur shpërtheu fabrika e demontimit të armëve në Gërdec, e krahas viktimave, kishte edhe shumë të plagosur, të cilët u morën dhe u kuruan në Itali.

Asokohe Ndoka ka qenë ministër shëndetësie, prandaj ndoshta edhe e kujton me zell, ndërkohë që jo larg, por vetëm pesë muaj më parë Italia ishte ndër vendet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, në tërmetin e 26 nëntorit 2019.  

Postimi i Ndokës

Ndihma për Italinë, shenjë respekti e mirënjohje! Nuk mund të harrojmë kurrë ndihmën e Italisë për të plagosurit rëndë në Gerdec, morën 23 qytetarë me avion sanitar shtetror!

***

Ndërkohë iniciativën e dërgimit të mjekëve e infermierëve e ka përgëzuar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, pjesë e LSI-së, Vangjel Tavo.

Postimi i Vangjel Tavos

Heronjtë nuk i gjejmë vetëm në filma. Heronjtë janë midis nesh! Bluzat e bardha. Mjekët dhe infermierët tanë që shpëtojnë çdo ditë jetë njerëzish. Ata të cilët në kushte të vështira pune, nën një presion të jashtëzakonshëm të gjithanshëm, pa mjetet dhe mbështetjen e duhur, duke u detyruar të mësojnë gjermanisht apo ndonjë gjuhë tjetër që të gjenin mënyrë të largoheshin, sot mbrojnë jetën tonë dhe me një heroizëm të pashoqë nisen edhe në ndihmë të Italisë mike!
Jemi me ju! Jemi krenarë më shumë sesa kurrë për bluzat e bardha të këtij vendi!

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010706901550293
array(1) { ["section"]=> string(115) "italia-na-ndihmoi-me-te-plagosurit-e-gerdecit-nard-ndoka-kujton-kohen-kur-ishte-minister-por-harron-termetin-200452" }