Italia në alarm, tërmeti i dytë edhe më i fuqishëm, kryebashkiaku i Usitës: Qyteza jonë ka marrë fund

Publikuar tek: bota, më 22:48 26-10-2016

Qyteza e Usitës është totalisht e shkatërruar si pasojë e dy tërmeteve me magnitutë 5.5 dhe 6.3 që goditën mbrëmjen e sotme Italinë.

“Janë shembur shumë shtëpi. Qyteza jonë ka marrë fund”, ka thënë kryebashkiaku Giuliano Rinaldi për mediat italiane.

Autoritetet kanë njoftuar se kemi të bëjmë me një rizgjim të aktivitetit sizmik që tronditi vendin edhe gushtin e këtij viti, ndërsa deri më tani raportohet për 2 të plagosur dhe shumë godina të shkatërruara. 

Screenshot_35.png

Screenshot_34.png

Screenshot_33.png


21:30-Italia është në alarm pas tërmetit të dytë që goditi pak minuta më parë qendrën e vendit.

Raportohet se tërmeti ka qenë me magnitutë 6.3 dhe epiqendra e tij është e njëjtë me atë të tërmetit që goditi pak orë më parë vendin. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë, ndërsa qytetarët kanë braktisur shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë.

Cvt7jnEVIAEnqcL.jpg


19:31- Një tjetër tërmet i fortë me magnitutë 5.5 ka goditur Italinë Qëndrore pasditen e sotme.

Tërmeti ka rënë në afërsi të Peruxhias dhe deri më tani raportohet për dëme materiale, por fatmirësisht për asnjë person të lënduar. Energjia elektrike është shkëputur si pasojë e tërmetit në zonat ku ai është ndjerë më shumë. Lëkundjet janë ndjerë në Marche, Umbria, Lazio, Abruzzo dhe Toscana.

Në fund të muajt gusht, Italia u godit nga një tërmet shkatërrimtar që i mori jetën me qindra personave.

CvttBoeXgAAnN8--15103-kOLF-U10901378443434cbF-1024x450LaStampa.it-Home_Page.jpg

Screenshot_30.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01790714263916
array(1) { ["section"]=> string(104) "italia-ne-alarm-termeti-i-dyte-edhe-me-i-fuqishem-kryebashkiaku-i-usites-qyteza-jone-ka-marre-fund-57483" }