Italia në KAOS: 5 yjet nuk po arrijnë të formojnë qeverinë, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Publikuar tek: bota, më 21:47 28-03-2018 Italia në KAOS: 5 yjet nuk po arrijnë të formojnë qeverinë, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme Kreu i Lega, Matteo Salvini dhe kryeministri i zgjedhur Luigi di Maio

Italia paramendohet se mund të ketë hyrë në një kaos të madh politik që pas zgjedhjeve të 4 marsit, ku me shumicë votash fitoi forca politike 5 yjet.

Sipas liderit të partisë Lega, Matteo Salvini partitë e koalicionit në pushtet nuk po arrijnë dot në një përfundim dhe të formojnë një qeveri të vërtetë.

Salvini theksoi se mundësia e zgjedhjeve të parakohshme është më pranë se kurrë, ndërkohë që pretendon se blloku i djathtë ku ai bën pjesë mund të fitojë kësaj here.

“Unë nuk po punoj për të nxitur zgjedhje të tjera dhe nuk mendoj se partia ime mund të marrë më shumë vota kësaj here, por nëse unë dal në përfundimin se diçka nuk po funksionon, se dikush nuk është gati për koalicion, atëherë mendoj se duhet të pyesim edhe njëherë italianët.”- ka thënë Matteo Salvini në një intervistë për Corriere Della Serra.

Partia Lega fitoi me 18% të votave, duke u bërë kështu anëtari më i madh i krahut të djathtë.

Kaosi politik në të cilin është përfshirë Italia, vjen fill pasi partia M5 që fitoi zgjedhjet me më shumë se 30% të votave të përfaqësuar nga Luigi di Maio, deklaroi se nuk po arrijnë të bien dakort për qeverisjen në koalicion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Agjenti i dyfishtë Sergei Skripal dhe vajza e tij u helmuan te dera e shtëpisë
Facebook i gatshëm t'ju paguajë deri në 100 mijë dollarë nëse bëni këtë veprim »
Article Logic
Execution time: 0.012069940567017
array(1) { ["section"]=> string(102) "italia-ne-kaos-5-yjet-nuk-po-arrijne-te-formojne-qeverine-vendi-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme-114865" }