Italia në ndihmë të Kosovës, dërgon një ekip mjekësor ushtarak në betejën kundër COVID-19

Publikuar tek: rajon, më 17:51 06-08-2020 Italia në ndihmë të Kosovës, dërgon një ekip mjekësor ushtarak në betejën kundër COVID-19 Ilustruese

Italia do të dërgojë një ekip mjekësor ushtarak në ndihmë të Kosovës, për të ndihmuar në betejën kundër COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila i ka shprehur mirënjohjen homologut të saj italian Luigi Di Maio.

"Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, citohet të ketë thënë kryediplomatja e Kosovës.

Italia ishte një nga vendet më të prekur nga koronavirusi, por javët e fundit shifra e të vdekurve dhe të infektuarve ka rënë ndjeshëm, duke bërë që të mos ketë nevojë për shumë mjekë dhe infermierë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010025024414062
array(1) { ["section"]=> string(95) "italia-ne-ndihme-te-kosoves-dergon-nje-ekip-mjekesor-ushtarak-ne-betejen-kunder-covid-19-216312" }