Italia në situate kaotike, shpërthen Salvini: BE është një gropë gjarpërinjsh dhe çakejsh, të mposhtim virusin pastaj mendojmë përsëri për qëndrimin në Bashkimin Europian

Publikuar tek: bota, më 12:01 28-03-2020 Italia në situate kaotike, shpërthen Salvini: BE është një gropë gjarpërinjsh dhe çakejsh, të mposhtim virusin pastaj mendojmë përsëri për qëndrimin në Bashkimin Europian Mateo Salvini

Italia po përjeton momente të vështira për shkak të koronavirusit, shifrat që shteti fqinj regjistron çdo ditë janë të frikshme.

 

Për këtë arsye ka reaguar dhe Kreu i opozitës italiane Matteo Salvini i cili ka thënë se Italia pasi të ketë mundur betejën me koronavirusin do të rikonsiderojë qëndrimin e saj në BE.

"Së pari le ta mundim virusin, pastaj të mendojmë përsëri për Evropën. Dhe, nëse është e nevojshme, lamtumirë. Pa e falënderuar atë, ” është shprehur Salvini.

Ndërkaq, Kreu i opozitës ka thënë se Bashkimit Europian i’u deshën 15 ditë për të vlersuar dhe për të menduar se kush do të na ndihmoj dhe si, ndërsa numri i  viktimave rritej çdo ditë.

Sipas tij, BE nuk është gjë tjetër veçse një gropë më çakej dhe me gjarpërinj.

“Çmenduri. Evropës i duhen pesëmbëdhjetë ditë për të vendosur se çfarë të bëjë, nëse dhe kë do të ndihmojë. Përveç “bashkimit”, BE është një gropë gjarpërinjsh dhe çakejsh. Së pari të mposhtim virusin, pastaj mendojmë përsëri qëndrimin në union. Nëse është e nevojshme, do t’i themi lamtumirë. Me sa duket  Berlin dhe Brukseli nuk po e kuptojnë që njerëzit po vdesin,” tha Salvini.

Kujtojmë që Italia është një ndër vendet më të prekura nga COVID-19. Deri më tani 9.134 persona kanë humbur jetën, ndërsa 86.498 të infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093569755554199
array(1) { ["section"]=> string(174) "italia-ne-situate-kaotike-shperthen-salvini-be-eshte-nje-grope-gjarperinjsh-dhe-cakejsh-te-mposhtim-virusin-pastaj-mendojme-perseri-per-qendrimin-ne-bashkimin-europian-200384" }