Vazhdon në rritje numri i personave që kanë humbur jetën dhe i të infektuarve në Itali.
Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive në Romë ka informuar se numri i personave të infektuar është në rritje në rajonin e Lazios.
Një polic dhe e gjithë famija e tij kanë rezultuar të prekur nga ky virus, gruaja, 2 fëmijët edhe kunata.
Për motive sigurie janë janë mbylluar shkollat ku studionin dy fëmijët.
Deri më tani në Itali janë 41 të vdekur, 1500 të infekuar dhe 83 të shëruar.
Kujtojmë se SHBA ka shënuar viktimën e parë, ndërkaq ditën e sotme edhe Armenia ka konfirmuar rastin e parë të prekur nga koronavirusi.