Italia, partneri kryesor tregtar, zë 39.8 % të volumit të shkëmbimeve me Shqipërinë

Publikuar tek: ekonomi, më 12:22 02-08-2016 Italia, partneri kryesor tregtar, zë 39.8 % të volumit të shkëmbimeve me Shqipërinë

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në muajin qershor 2016 eksportet drejt Italisë u rritën me 28.5 %, në krahasim me muajin qershor 2015, ndërsa importet u rritën me 7% .

 Italia mbetet partneri kryesor tregtar duke zënë 39.8 % të volumit të shkëmbimeve.                                            Gjatë periudhës janar- qershor, drejt Italisë janë eksportuar 68,324 milionë lekë mallra, ndërsa janë importuar 84,136 milionë lekë mallra.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë janë eksportuar drejt Italisë 60.765 milionë lekë mallra, dhe janë importuar 78,969 milionë lekë mallra.

Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “tekstile dhe këpucë”. Importi i kësaj kategorie arriti për periudhën gjashtëmujore, janar-qershor vlerën e 20.503 milionë lekëve.

Ndërsa grupi i dytë me peshë në totalin e importeve për periudhën gjashtëmujore ishte grupi “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 16.252 milionë lekëve. Ndërsa importet nga grupi ‘minerale dhe lëndë djegëse dhe energji elektrike” arritën në vlerën 9.370 milionë lekë.

Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi “tekstile dhe këpucë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007133960723877
array(1) { ["section"]=> string(85) "italia-partneri-kryesor-tregtar-ze-39-8-te-volumit-te-shkembimeve-me-shqiperine-48474" }