Italia po përgatitet për fushatën e madhe të vaksinimit kundër virusit SarsCov2.
Plani i vaksinës do të paraqitet zyrtarisht në Parlament nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza në 2 Dhjetor. Por disa elemente dihen tashmë. Do të ketë 300 pika në të gjithë vendin ku do të shpërndahen 3.4 milion dozat e para të vaksinës së Pfizer, të cilat nga fundi i janarit duhet të lejojnë që 1.7 milion italianë të vaksinohen.
Kostoja prej 2.80 euro për dozë të plotë është konfirmuar, ajo e Moderna pak më shumë se 21 euro dhe ajo e Pfizer 12.60 euro. Kompania do të paraqesë të dhëna tek autoritetet rregullatore globale për aprovim të kushtëzuar ose të hershëm dhe gjithashtu do të kërkojë përdorim emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për një rrugë të përshpejtuar drejt disponueshmërisë së vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta.
Synimi është vaksinimi i 60-70% e qytetarëve, shkruajnë mediat italiane.
Ministri Roberto Speranza synon ta paraqesë atë në ditët e ardhshme në Parlament ku, ndër të tjera, do të diskutohet çështja "e detyrueshme" e vaksinës. Kategoritë që do të kenë përparësi janë punonjësit shëndetësorë së pari dhe më pas të moshuarit.
Ndryshe nga vaksinat e tjera, blerja e të cilave bëhet në nivel rajonal, për anti-Covid "blerja do të centralizohet dhe menaxhohet nga shteti". Kjo u deklarua nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, duke shpjeguar se kontrata të shumta janë nënshkruar "dhe të tjerat do të nënshkruhen së shpejti.