Italia shpall gjendjen e emergjencës, Këshilli i Ministrave jep 50 milion euro

Publikuar tek: bota, më 20:33 25-08-2016 Italia shpall gjendjen e emergjencës, Këshilli i Ministrave jep 50 milion euro

Italia ka shpallur sot gjendjen e emergjencës pas tërmeteve shkatërrimtare që goditën vendin ditën e djeshme.

Në mbledhjen e zhvilluar sot të Këshillit të Ministrave të Italisë është vendosur që të jepen 50 milion euro për të përballuar situatën e rëndë.

“Për ne e rëndësishme është që të rindërtojmë këto qytete dhe ato të mos mbeten thjesht një kujtim”, deklaroi Matteo Renzi, i cili vlerësoi frymën e bashkëpunimit që kanë treguar jo vetëm aktorët politik në vend, por e gjithë popullësia dhe organizata të ndryshme.

Kryeministri Renzi theksoi se qeveria do të bëjë çdo gjë për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmet dhe e konsideroi si emergjente sistemimin e atyre që kanë mbetur në qiell të hapur pas tërmeteve.

Lexo edhe: Shifrat e frikshme të tërmeteve në Itali, deri më tani 250 të vdekur, me mijëra të shpërngulur

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Facebook mund të sjellë një risi që shumë e kritikojnë por të tjerë e pëlqejnë
Bilanci tragjik i tërmeteve në Itali, shkon në 281 numri i viktimave, mbi 928 lëkundje për tre ditë »
Article Logic
Execution time: 0.011749029159546
array(1) { ["section"]=> string(83) "italia-shpall-gjendjen-e-emergjences-keshilli-i-ministrave-jep-50-milion-euro-50871" }