Italia shtyn masat kufizuese deri në 3 maj, Conte njofton për bizneset që do lejohet të hapen

Publikuar tek: bota, më 19:51 10-04-2020 Italia shtyn masat kufizuese deri në 3 maj, Conte njofton për bizneset që do lejohet të hapen Kryeministri italian Giuseppe Conte

Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka njoftuar për shtyrjen e masave kufizuese ndaj pandemisë së koronavirusit deri në datën 3 maj.

Në një deklaratë për media, Conte njoftoi edhe për lehtësimin e disa masave. Bizneset si libraritë dhe dyqanet për fëmijë do të lejohet të hapen tha ai.

Conte tha se një grup ekspertësh i përbërë nga sociologë dhe psikologë po diskutojnë me komitetin shkencor teknik për mundësinë e rindërtimit të disa modeleve të reja të jetës ekonomike-sociale.

“Nga 14 prilli do të happen libraritë dhe dyqanet për fëmijët. Puna për fazën e dytë, nuk mund të presim që virusi të zhdukë çdo gjë nga territori tonë. Po punojmë në një program për grupin e ekspertëve dhe masat në punë. Sociologë, prikologë do do dalogojë me komitetin shkencor teknik. Do të kenë mundësi për të rimenduar disa modele të jetës ekonomike-sociale, duhet të krijojmë modele të tjera.

Pastaj është edhe protokolli për sigurinë në ambientin e punës. Ekspertët tonë po e integrojnë dhe po e riforcojnë. Ndaj rekomandimi është për të gjithë që të nisin që tani, të shfrytëzojnë këtë mundësi bllokimi për të dezinfektuar ambientet e punës dhe për të implementuar të gjitha masat mbrojtëse. Duhet të mendojmë edhe për mënyrën e re të transportit”, u shpreh Conte.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090100765228271
array(1) { ["section"]=> string(99) "italia-shtyn-masat-kufizuese-deri-ne-3-maj-conte-njofton-per-bizneset-qe-do-lejohet-te-hapen-202149" }