Italia ‘zbarkon në rrugë’ kundër masave anti-Covid , tymuese dhe flakë në Sheshin kryesor të Romës (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 22:32 27-10-2020 Italia ‘zbarkon në rrugë’ kundër masave anti-Covid , tymuese dhe flakë në Sheshin kryesor të Romës (VIDEO) Foto nga sherri

Vijojnë protestat e dhunshme në Itali.  

Qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë për tu përplasur me policinë në kundërshtim me dekretin e firmosur së fundmi nga qeveria italiane në kuadër të masave Covid-19.

Në kryeqytetin italian Romë, e në qytetet të tjera si Milano, Napoli dhe Xhenova ka pasur një numër të lartë protestuesish.

Në Sheshin e Popullit në Romë u dogjën kazanë, biçikleta, ndërkohë që rrugët u mbushën me flakadanë dhe tym.

Shoferët e taksive kanë protestuar në mënyrën e tyre futjen në karantinë që prej orës 18:00. Në automjetin e tyre, taksistët i kanë rënë pa pushim borisë.

Qeveria italiane ka vendosur të kufizojë lëvizjet nga ora 18:00 deri në 05:00, si dhe vendosja me detyrim e maskave në ambiente të brendshme dhe të jashtme.   

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kontaktoi një person të prekur me Covid-19, vetëkarantinohet Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov
Rrëfimi i astronautit që mban rekordin për kohën e qëndrimit në hapësirë »
Article Logic
Execution time: 0.011484146118164
array(1) { ["section"]=> string(107) "italia-zbarkon-ne-rruge-kunder-masave-anti-covid-tymuese-dhe-flake-ne-sheshin-kryesor-te-romes-video-225434" }