Italiani çudit botën, shikoni vendin SUPER SEKRET ku e kishte fshehur fermën e kanabisit (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 15:21 04-10-2019

Policia italiane ka zbuluar një fermë kanabisi në një vend të pazakontë.

Askujt nuk do t’i binte ndërmend, por duket se disa punime fasade pa lejen përkatëse jashtë vilës së italianit në Kaliari detyruan policinë të kontrollojë, duke bërë edhe zbulimin e pazakontë.

30-vjeçari Filippo Gavezzeni kishte krijuar një derë sekrete në murin e dushit në banjën e vilës së tij, raporton Newsbomb.al. Pasi hapën portën, karabinierët zbuluan një dhomë të fshehtë brenda së cilës ishte ndërtuar një plantacion gjigant për kultivimin e kanabisit.

Policia sekuestroi 500 bimë kanabisi, një sasi fishekësh dhe një pistoletë të cilës i ishte fshirë numri serial. Video e zbulimit të fermës sekrete ka tërhequr vëmendjen dhe është përhapur në mbarë botën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011366844177246
array(1) { ["section"]=> string(100) "italiani-cudit-boten-shikoni-vendin-super-sekret-ku-e-kishte-fshehur-fermen-e-kanabisit-video-180809" }