Iu ankuan për notat, pedagogu shokon me përgjigjen: Do t’i shërbejmë djalit kafen e mëngjesit

Publikuar tek: aktualitet, më 22:39 09-03-2018 Iu ankuan për notat, pedagogu shokon me përgjigjen: Do t’i shërbejmë djalit kafen e mëngjesit

Pedagogu Ermal Hasimja duket se është irrituar disi nga një mesazh i një prindi, i cili shfaqet i pakënaqur me notat e të birit.

Por Hasimja nuk ia ka përtuar fare në emailin që i ka kthyer prindit të revoltuar, ndërkohë që i ka renditur disa pika gjithë ironi se si stafi pedagogjik do të sillet që sot e tutje me të.

I dashur prind

Lexova me vëmendje mesazhin tuaj me ankesat për notat e djalit. Siç e prisja, ju nuk keni ankesa për shkollën, por për notat. Për këtë arsye, vendosëm të ndërmarrim hapat e mëposhtëm për të rritur notat e djalit:

  1. Çdo mëngjes para se të fillojë mësimi do shërbejmë djalit kafen e mëngjesit (me qumësht besoj) që të ndihet rnirë psikologjikisht. Pampersat besoj se ia ndërroni vetë.
  2. Tri herë në ditë mësuesi i matematikës do t’i recitojë disa vargje rnagjike nga një libër rnagjish egjiptiane, ndërsa mësuesja e gjuhës do këndojë yshtje kundër syrit të keq.
  3. E udhëzuam mësuesen e fizikës që pasi të shpjegojë mësimin për gjithë klasën, të bëjë një shpjegim në version hip-hop ekluzivisht për djalin tuaj (meqë ndryshe nga nxënësit e tjerë që ka. për modele frymëzues shkencëtarë e sipërmarrës, diali juaj ka model Noizin dhe Stresin).
  4. Meqë ju këmbëngulni se nuk duhet t’i lodhim fëmijët me shkencë mësuesja e kimisë tani e tutje do ta pyesë vetëm për efektet e Redbullit dhe patatinave mecjenëse kemi konstatuar se këto i njeh më mirë se lëndën.
  5. Nëse këto masa nuk funksionojnë kemi vendosur që t’ju emërojmë Juve personalisht Kryevlerësues të djalit tuaj dhe t’u japim të drejtën e vënies së notave. Natyrisht vetëm për djalin tuaj, sepse prindërit e tjerë kanë qëlluar të përgjegjshëm.

Meqënëse po ju plotësojmë ëndrrën tuaj në sirtar për të patur një fëmijë të shkëlqyer me nota pa u lodhur me librat në këmbim ju kërkojmë një nder. Kur djali të mbarojë universitetin e të bëhet mjek, siç ëndërroni ju, ju lutemi të na njoftoni në cilin spital do t’i gjeni punë më mik. Thjesht ta dimë se njerëz jemi e na verbon shejtani sytë e na çon te ai spital dhe marrim më qafë veten a familjen. Faleminderit për bashkëpunimin.

Ermal H28685038_1665194830205190_6395050095783444480_n.pngasimja

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Problemi i 5 vjeçares me kockat, Stop dhe Spitali Amerikan ofrojnë zgjidhje
ZBARDHET NGJARJA, u njoh me një vajzë në Facebook, si udhëtoi 29-vjeçari nga Tirana në Athinë për t’u vrarë (DETAJET) »
Article Logic
Execution time: 0.011459112167358
array(1) { ["section"]=> string(98) "iu-ankuan-per-notat-pedagogu-shokon-me-pergjigjen-do-t-i-sherbejme-djalit-kafen-e-mengjesit-112764" }