Iu bashkua protestës së opozitës, aktivisti i PS ka një pyetje për Ramën nga podiumi, shikoni reagimin e Bashës (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 13:32 27-01-2018 Iu bashkua protestës së opozitës, aktivisti i PS ka një pyetje për Ramën nga podiumi, shikoni reagimin e Bashës (FOTO)

Protestës së opozitës së bashkuar që ka nisur që prej orës 12.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” iu bashkua edhe një ish-simpatizant i Partisë Socialiste.

Ai është Agim Kaca, i cili jo vetëm ka qenë pjesë e tubimit, por edhe ka mbajtur fjalim para qindra protestuesëve nga e gjithë Shqipëria.

Ai akuzon Ramën se ka përfshirë kriminelë në parlament dhe për këtë i drejton një pyetje. Ndërkohë, Basha e ka pritur mirë fjalimin e tij dhe e ka përshëndetur duke qeshur dhe duartrokitur.

FJALA E PLOTË

Qeverisja e Ramës është e përfaqësuar nga banda e rilindjes e si burim ka drogën e korrupsionin e vjedhjen. Të gjitha këta e bëjnë Ramën të ligë dhe të dobët. I vetmi burim force është e vërteta. Unë sot si qytetar i këtij vendi i bëj pyetje Edi Rama: A është e vërtetë që ke sjellë kriminelë në parlament, që kë veshur krimin me pushtet, që ke dhunuar lirinë dhe demokracinë, ushtron dhunë politike në administatë? Unë jam dëshmitarë i gjallë i kësaj.

Asnjë hap para, duhet të jem të bashkuar të përballuar këtë bandë.

Sot Shqipëria ka nevojë për reformë në drejtësië, sipas meje jo të gjitha gjykatat janë të korruptuara, është njëra që nuk korruptohet të cilën nuk e frikson dot askush, kjo gjykatë është populli shqiptar, jeni ju këtu e do pa përzini Ramën nga pushteti.

Në emrin tuaj i bëj thirrje Bashës së që shpejti me vendimin e kësaj gjykate të pastrohet pallati kryeministror nga banda e rilindjes, për mirëeqëniein e shqiptarëve.   

 

bashaaa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012044906616211
array(1) { ["section"]=> string(121) "iu-bashkua-protestes-se-opozites-aktivisti-i-ps-ka-nje-pyetje-per-ramen-nga-podiumi-shikoni-reagimin-e-bashes-foto-108131" }