Iu bë ATENTAT, objektivi është MËSUESI i dënuar me 10 vite burg për vrasje që u shfaq edhe në EMISIONIN televiziv (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:58 30-08-2019 Iu bë ATENTAT, objektivi është MËSUESI i dënuar me 10 vite burg për vrasje që u shfaq edhe në EMISIONIN televiziv (EMRI-FOTO) Foto nga vendngjarja

Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Vlorës.

Paraprakisht u raportuar se personi i identifikuar si Eljus Thartori, u plagos me lëndë plasëse, por policia konfirmon se ai është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij. 36-vjeçari u dërgua në spitalin e Vlorës me plagë në gjymtyrë por jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Eljus Thartori ka qenë mësues fiskulture prej 8 vitesh në shkollën 9-vjeçare “Teli Ndini”, ndërsa rezulton i dënuar me 10 vite burg me akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Ai është bërë edhe protagonist i një emisioni investigativ 3 vite më parë, ku u filmua teksa luante letra me nxënësit në shkollë dhe përdorte fjalor banal.

Kohët e fundit ai jetonte jashtë Shqipërisë. Policia po heton të gjitha pistat rreth kësaj ngjarje.

sdfwergf3egrg4g.jpg

Eljus Thartori

dfgdeghe4jh45h.jpg

dfgergh5th5h.jpg

gherhtrh45rh5h.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19247698783875
array(1) { ["section"]=> string(129) "iu-be-atentat-objektivi-eshte-mesuesi-i-denuar-me-10-vite-burg-per-vrasje-qe-u-shfaq-edhe-ne-emisionin-televiziv-emri-foto-176776" }