Iu “ça” hunda për cigare, detyron aeroplanin të ulet në Hamburg

Publikuar tek: bota, më 21:28 22-05-2016 Iu “ça” hunda për cigare, detyron aeroplanin të ulet në Hamburg

Një aeroplan i kompanisë ajrore “Lufthansa” është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Hamburgut në Gjermani, pas sjelljes së pakontrolluar të një pasagjeri.

Dëshmitarët thanë se një person i ulur në ndenjëset e fundit po thërriste me të madhe dhe tentoi të hapte portën e avionit pasi nuk lejohej të ndizte një cigare. Në momentin që ai ka tentuar të ndezë cigaren është ndaluar nga bashkëudhëtarët.

Menjëherë pasi aeroplani u ul në aeroport, oficerë të sigurisë dhe mjekë e shoqëruan pasagjerin e padurueshëm ndërsa aeroplani Airbus vijoi fluturimin për në Vankuver.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072128772735596
array(1) { ["section"]=> string(66) "iu-ca-hunda-per-cigare-detyron-aeroplanin-te-ulet-ne-hamburg-41196" }